Google para disa ditësh publikoi buletinin e Grupit të Analizës së Kërcënimeve që nxjerr në pah të gjitha kanalet e bllokuara. Këto bllokime vijnë si pasojë e kërcënimit kinez që vjen edhe për TikTok, por edhe për Google.
Disa nga vendimet e marra janë:
- Bllokimi i 87 kanaleve në YouTube si pjesë e një hetimi mbi operacionet e koordinuara të ndikimit të lidhura me Rusinë.
- Heqja e 40 kanaleve në YouTube si pjesë e një hetimi mbi operacionet e koordinuara të ndikimit të lidhura me Iranin.
- Anulimi i 1088 kanaleve në YouTube si pjesë e një hetimi mbi operacionet e koordinuara të ndikimit të lidhura me Azerbajxhanin.
“Ne mbyllëm 6285 kanale në YouTube dhe 52 blogje si pjesë e hetimit tonë të vazhdueshëm për operacionet e koordinuara të ndikimit të lidhura me Kinën. Këto kanale dhe blogje ngarkonin kryesisht përmbajtje të padëshiruar në gjuhën kineze rreth muzikës, argëtimit dhe stilit të jetesës. Një nëngrup shumë i vogël ngarkoi përmbajtje në kinezçe dhe anglisht në lidhje me Kinën dhe çështjet e jashtme të SHBA-së.”- thoshte raporti.
Kështu, kompanitë botërore teknologjike vazhdojnë fushatën e tyre mbi bllokimin e kanaleve kineze dhe aplikacioneve nga të cilat shihet një rrezik për sigurinë e vendeve.