1.9 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Ymerit s’ia “mbush syrin” gjuha e zbutur e Kurtit: Kurrfarë sinjali që do t’i ndryshoi veprimet

- Advertisement -

Analisti politik dhe ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë një vlerësim kritik ndaj qasjes së Albin Kurtit dhe VV-së, duke thënë se problemi kryesor nuk ndërlidhet vetëm me gjuhën e ashpër të përdorur nga ta, por me veprimet e tyre të cilat ai i cilëson si antikushtetuese, anti-institucionale dhe të ndërmarra me vetëdije të plotë.

Sipas Ymerit, gjuha e ashpër e përdorur nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është vetëm reflektim i atyre veprimeve të planifikuara paraprakisht.

“Problemi kryesor më LVV-në nuk veç gjuha. Mendoj që gjitha është reflektim i veprimeve që kanë qenë antikushtetuese dhe antishtetërore dhe antiinstitucione të LVV-së. Të cilat janë bërë me paramendim dhe vetëdije. Për shembull nuk e ka refuzuar dhe sulmuar Albin Kurti rastësisht. E ka pas plan për ta sulmuar dhe me reufuzu. Nuk e ka shkel LVV-ja Kushtetutën sepse nuk e kanë kuptuar tekstin dhe frymën, po e ka shkel sepse ka dashtë me shkel. Tash këto veprime kanë shkaktuar polarizimin që është reflektuar edhe në gjuhë. Të cilën VV –ja e ka pas si mekanizëm elektoral. E tash nuk po e sheh”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.

Ndërsa Kurti ka nisur të zbusë gjuhën e tij, sipas Ymerit, kjo nuk përbën aspak sinjal të ndryshimit të sjelljes politike.

Ai theksoi se një ndryshim i vërtetë do të kërkonte pranimin e gabimeve dhe zotimin që ato nuk do të përsëriten.

“Dhe për mua zbutja e gjuhën së Albin Kurti nuk është kurrfarë sinjal i që e ka ndërmend me i ndryshu veprimet. Përveç nëse do të thoshe në veprime ne kemi gabuar. Dhe këto këto veprimet s’kanë qenë të menduara mirë. Dhe nuk do t’i përsërisim më. Ne në këtë intervistë që e pamë sot, ky në fakt i mbron veprimet në mënyrë të vendosur. Po thotë na çka kemi bërë është mirë, ndodhsha fjala hajvan paska qenë gabim, ama krejt të tjerat janë në rregull. Në prokurori s’jam shkruar dhe nuk shkoj. Rozeta Hajdari tha është komplet e pafajshëm dhe komplet çka ka bërë prokuroria është rrenë. Kjo tregon që e ka ndërmend të vazhdojë më të njëjtën. Po e zbuti pak gjuhën, po e qes atë postaçinë , lëkurën e deles deri sa ta kaloj këtë fazë. Unë kështu po e lexoj”, ka shtuar Ymeri.

Të ngjashme

Të fundit