19.2 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Ymeri: Zvarritja nga Osmani e Kurti është për përfitim dhe do t’u faturohet si qëllim keqe

- Advertisement -

Analisti politik, Visar Ymeri, ka theksuar se ka një “zvarritje” të procesit të shkuarjes në zgjedhje të reja nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, lidhur me mandatimin e Glauk Konjufcës si kryeministër.

Sipas tij, situata nuk ka ndryshuar në terren dhe asnjë parti, përfshirë LVV-në, nuk ka shfaqur vullnet për të siguruar shumicën e nevojshme për qeverinë e re.

Ymeri tha se edhe vetë Konjufca e pranoi se nuk ka synim të formojë koalicion dhe nuk ka ndërmend të negociojë me partitë për të marrë votat si mandatar, çka e bën situatën të pandryshueshme.

“Përgjegjësia e presidentes është dashur me qenë që të thotë se me gjithë vullnetin që e kam unë si presidente që mos me shku në zgjedhje, por po duket se janë të pashmangshme dhe, nëse janë të pashmangshme, e rëndësishme është me i mbajt sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo zvarritje, nëse del në fund si zvarritje do ti faturohet si qëllim keqe sipas mendimit Vjosa Osmanit edhe Albin Kurtit, sepse po e vonojnë procesin e rivlerësimit qytetar të partive politike duke e ditur që nuk ka shpresë për ndryshim”, theksoi Ymeri në Debat Plus.

Ai shtoi se, sipas tij, zvarritja deri më tani ka qenë qëllimshëm për përfitim politik dhe jo për rrezik të vendit, siç është paraqitur publikisht.

“Nëse e dinë që nuk ke shans, kjo zvarritje deri tash është e qëllimshme dhe e dyta që zvarritja për ta është përfitim dhe jo rrezik për vendin qysh po e paraqesin”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit