22.5 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Kushtetueses sikur këshillë

- Advertisement -

Analisti politik, Visar Ymeri ka komentuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai në “VV Show” ka thënë se vendimi është i qartë dhe i zbatueshëm drejtpërdrejt, pavarësisht interpretimeve nga subjektet politike.

“Nëse i marrim dhe i analizojmë krejt këto aktgjykime që janë shpall për këtë çështje, ti e sheh se Gjykata Kushtetuese është ka mundohet me qartësu për shkak të nevojës, po e saktëson se si zbatohet një parim kushtetues i cili ekziston në Kushtetutën e Kosovës për sa i përket konsitutimit të Kuvendit. Një saktësim i tillë kur kemi të bëjmë me politikanë të përgjegjshëm, nuk ka nevojë sepse është e qartë me Kushtetutë, por meqë kemi të bëjmë me politikanë të papërgjegjshëm, LVV, dhe me qasje bllokuese, Gjykata është e obligume me dale qartë me tregu konkretisht që qekjo duhet me u bo në këtë mënyrë”, tha Ymeri.

Ai shtoi se edhe vendimi e mëhershëm i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i kuptueshëm dhe ka përcaktuar qartë se votimi i fshehtë nuk është i ndaluar në parim, por kërkon konsensus ndërpartiak.

Sipas tij, seanca e konstituimit duhet të vazhdojë sipas praktikave të mëparshme.

“Unë kur e kom lexu aktgjykimin e kaluar, ka qenë e qartë. Gjykata ka qenë e qartë, po, votimi i fshehtë në parim nuk ndalohet, për këtë duhet me pas konsensues ndërpartiak dhe e dyta seanca duhet me vazhdu sipas praktikave siç ka qenë mëherët. Gjykata me këtë aktgjykim të nxjerrë të premtën, ka thënë që duhet me vazhdu qysh ia keni nis sepse nuk keni konsesues për votim të fshehtë. Kaq e thjeshtë është. E pamë prej reagimeve të LVV që po sillen sikur ky vendim është këshillë. Jo, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme drejtpërdrejtë”, deklaroi Ymeri.

Të ngjashme

Të fundit