Analisti Visar Ymeri ka komentuar përpjekjen e Qeverisë Kurti për hapjen e urës së Ibrit.
Ai ka bërë me dije se kjo urë do të hapet, por jo si lëvizje elektorale për kryeministrin Albin Kurti.
Ai ka vlerësuar se ura do të hapet si pasojë e fillimit të zbatimit progresiv dhe bindës të marrëveshjes së Brukselit.
“Ura e Ibrit duhet me u hap dhe Ura e Ibrit ka me u hap, mirëpo jo si lëvizje elektorale për Kryeministrin Kurti ose një kryeminister tjetër nesë. Do të jetë si pasojë e fillimit të zbatimit progresiv dhe bindës të marrëveshjes e cila nënkupton normalizimin, së pari të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në kuadër të saj edhe normalizimin e plotë mes institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe komunitetit jo shumicë serb”, ka thënë Ymeri për gazetën Blic.