6.6 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Ymeri: Trysnia kryesore që duhet të bëhet është karshi Lëvizjes Vetëvendosje

- Advertisement -

Visar Ymeri ka thënë se trysnia më e madhe për krijimin e qeverisë së re duhet ti bëhet Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në Debat Plus ka thënë se si partia e parë dhe si partia e cila ka qenë deri më tani në pushtet duhet të jetë më e qartë se çka donë me bë.

“Trysnia kryesore që duhet me u bë është karshi Lëvizjes Vetëvendosje, tash për tash, sepse Vetëvendosje natyrisht si partia më e madhe me numrin më të madh të deputetëve edhe duke qenë po ashtu në pushtet ish kanë deshtë më qenë më e qartë se çka e ka ndërmend me bë, tjetër gjë është pastaj a mbërrin me bë apo jo, por duhet me qenë më e qartë”.

“Deklarimi i sotëm i ministres Haxhiu dhe deklarimi i djeshëm i z.Kurti nuk kanë kurrfarë kuptimi. Do me thënë ti si kryeministër që je tash kryeministër dhe që po donë mu bë prapë kryeministër as nuk e ndien përgjegjësinë më të vogël karshi votuesve tu, qytetarëve të republikës, me dal e me kallxu këtë e kam planë me bë për me formu qeverinë, kaq e thjeshtë është”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit