Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se vendimi për hyrje në fuqi të tregut të lirë të energjisë elektrike, është bërë për të shfajësuar importin e madh që është bërë gjatë vitit 2025.
Ajo ka thënë se detyrimi i bizneseve për të dal në tregun e lirë të energjisë ka qenë i padrejtë.
“Bizneset janë detyrua me dal nga tregu i rregulluar i energjisë elektrike. Bizneset që tash janë dal në tregun e lirë janë detyrua, kjo s’ka qenë e drejtë. Por kjo ka qenë mundësia e vetme për me shfajësua importin që ka shkua mbi 1milion në ditë në vitin 2025”, ka thënë ajo në Tëvë1.
Ymeri ka vlerësuar se ky nuk është treg i hapur, por “ka pozitë dominues dhe monopol”
Ajo ka thënë se ky vendim mund të ketë pasoja nga largimi i punëtorëve nga puna dhe mbyllja e kompanive.
“Pushtetin e tanishëm, me vjen shumë keq por mundem me konsiderua veç me pushtetin serb. Veç në atë kohë, janë mshel bizneset kryesore”, ka thënë Ymeri.
E për bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se ato do të furnizohet nga KEK-u në bazë të çmimit nga bursa shqiptare ALPEX.
Por, Ymeri ka thënë se çmimet në këtë bursë janë më të shtrenjta se në UPEKS.