22.5 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Ymeri: Tregu i lirë i energjisë shfajësim për importin, është krijuar monopol

- Advertisement -

Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se vendimi për hyrje në fuqi të tregut të lirë të energjisë elektrike, është bërë për të shfajësuar importin e madh që është bërë gjatë vitit 2025.

Ajo ka thënë se detyrimi i bizneseve për të dal në tregun e lirë të energjisë ka qenë i padrejtë.

“Bizneset janë detyrua me dal nga tregu i rregulluar  i energjisë elektrike. Bizneset që tash janë dal në tregun e lirë janë detyrua, kjo s’ka qenë e drejtë. Por kjo ka qenë mundësia e vetme për me shfajësua  importin që ka shkua mbi 1milion në ditë në vitin 2025”, ka thënë ajo në Tëvë1.

Ymeri ka vlerësuar se ky nuk është treg i hapur, por “ka pozitë dominues dhe monopol”

Ajo ka thënë se ky vendim mund të ketë pasoja nga largimi  i punëtorëve nga puna dhe mbyllja e kompanive.

“Pushtetin e tanishëm, me vjen shumë keq por mundem me konsiderua veç me pushtetin serb. Veç në atë kohë, janë mshel bizneset kryesore”, ka thënë Ymeri.

E për bizneset që nuk kanë nënshkruar kontratë me furnizues, ministrja në detyrë e Ekonomisë,  Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se ato do të furnizohet nga KEK-u në bazë të çmimit nga bursa shqiptare ALPEX.

Por, Ymeri ka thënë se çmimet në këtë bursë janë më të shtrenjta se në UPEKS.

Të ngjashme

Të fundit