3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Ymeri “thumbon” Kurtin e lavdëron Abdixhikun: LDK po i rreziston diskursit popullist

- Advertisement -

Analisti politik Visar Ymeri ka lavdëruar të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku rreth debatit që pati dje gjatë seancës në kuvend.

Ymeri theksoi se Abdixhiku “e plotësoi një pozicionim të qartë karshi dialogut dhe politikave të qeverisë në përgjithësi”.

Tutje ai vlerësoi edhe qëndrimin e LDK-së karshi politikave të pushtetit.

Postimi i plotë:

E dëgjova mbrëmë intervistën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në Pressing T7. Bashkë me debatin në Kuvend për dialogun, e plotësoi një pozicionim të qartë karshi dialogut dhe politikave të qeverisë në përgjithësi. Përballë paparashikueshmërisë dhe mungesës së maturisë që e kemi parë nga KM dhe Qeveria, qëndrimet e tilla racionale e të kujdesshme duken politika që po i mungojnë Republikës së Kosovës. Natyrisht, për një kohë të shkurtër figura e ‘pakompromis’ që Kryeministri po do ta ndërtojë për vete edhe mund të duket i pëlqyeshëm e simpatik, Por jo kur rrezikon Kosovën, e veçanërisht jo kur dështon shpesh e shpejtë. LDK e Abdixhiku në anën tjetër po i rrezistojnë me ngulm tundimit për të rrëshqitur në diskursin e gjithëpranishëm popullist, të premtimeve të bukura e zgjidhjeve të lehta e të shpejta. Në kohën kur një numër i madh i njerëzve po e kërkojnë gënjeshtrën e re, LDK e Abdixhiku po e thonë atë që ata e shohin si të vërtetë, të bëshme e të duhur për Kosovën. Kjo është për t’u vlerësuar.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit