9.6 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Ymeri thotë se konferenca e fundit e Osmanit ishte fushatë e hapur për VV-në

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri, e cilëson konferencën e fundit për shtyp të presidentes Vjosa Osmani, si fushatë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ymeri rikujtoi fjalimin e Osmanit në Kuvend para një viti, kur presidentja kishte thënë se “luajtja bixhoz me aleancat dëmton Republikën”, duke kritikuar vendimet e Qeverisë Kurti për prishjen e marrëdhënieve me aleatët dhe për sanksionet ndaj Kosovës.

Ai tha se atëherë kishte menduar se raporti mes Osmanit dhe Kurtit nuk kishte kthim prapa për shkak të dallimeve konceptuale, jo për hatërmbetje personale.

“Unë kam mendu që nuk mundet me pas kthim prapa (raporti Osmani-Kurti) sepse këtu presidentja na pat thanë që ka dallime thelbësisht konceptuale me të ardhmën e Kosovës me krymeinistrin. Nuk janë kanë hatërmbetje personale. Edhe tash kjo marrëdhënie që ka qenë e mirë në 2021, është dok shumë e mirë. Kur erdh në këtë pikë, ti thu përafërim nuk mundet me pas dhe pastaj del kjo në konferencën e fundit, filloj me bë fushatë për Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ai kritikoi diskursin e Osmanit gjatë konferencës, duke shtuar se ajo foli për marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetin dhe diasporën, sikur narrativa e VV-së.

“Ajo konferencë për shtyp, në përjashtim që na tregoj datën e zgjedhjeve, ajo tjetra ke diskurs politik i LVV-së. Marrëveshjet ndërkombëtare, buxheti, diaspora. Krejt çka thotë LVV-ja, çka shkruan Dejona. Osmani si presidente e vendit ka dalë ka bë fushatë për një parti politike”.

Të ngjashme

Të fundit