21.8 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Ymeri: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme – emri i Radomir Llabanit u rikthy për qëllime puro politike

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri në emisionin “VV Show”, ka folur për zhvillimet e fundit në vend lidhur me Gjykatën Kushtetuese.

Duke komentuar rastin e presidentes Vjosa Osmani, Ymeri ka deklaruar:

“Emri i Radomir Llabanit u rikthy edhe njëherë si një emër shumë i përmendur. Unë mendoj për qëllime puro politike, cilësdo natyre qofshin ato.

Unë mendoj se sulmet e tilla politike, veçanërisht kur vijnë nga njerëzit me përgjegjësi publike siç është presidentja Vjosa Osmani ndaj një institucioni, janë të papranueshme.

Tjetër gjë është që ka një zhvillim e që duhet me pas një zhvillim dhe koordinim ndërinstitucional për me i shmang problemet që munden me na lidh me individ të caktuar.

Tjetër gjë është nëse p.sh. presidentja e vendit thotë që ‘unë po e tërheqi një pyetje që e kam dërgu në Gjykatën Kushtetuese meqenëse nuk po i besoj njërin nga gjykatësit atù’. A do të thotë kjo që presidentja po thotë se Gjykata Kushtetuese është e pabesueshme? Atëherë çka mbetet në këtë republikë?”.

Të ngjashme

Të fundit