-8.2 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Ymeri: Shtrirja e sovranitetit mund të shndërrohet në cungim të territorit

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka vlerësuar se shtrirja e sovranitetit mund të shndërrohet në një cungim të territorit të Kosovës.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka vlerësuar se kjo mund të vije si shkak i formës që kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka tentuar ta shtrijë sovranitetin në Kosovë.

“Shtrirja e sovranitetit mund të shndërrohet në cungim të territorit si shkak i mënyrës se si ke tentuar ta shtrish sovranitetin. E ky është problemi kryesor që e kemi ne sot këtu në Republikën e Kosovës ose që mund ta marrim ne vesh në formën e lajmit nesër”, ka deklaruar ai.

Ymeri vlerëson se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme duke qenë se mbetet një pjesë e integrimit të Kosovës ndërkombëtarisht. Ai thekson se tensionet në veri janë parë si një pengesë në sytë e ndërkombëtarëve.

“Tensionet në veri janë lexuar nga arbitëri sikur pengim i procesit të normalizimit, por nuk je duke thënë ‘jo’ në tavolinë. Po i thua ‘jo’ procesit. Dhe nëse kjo është logjika që po e përdor kryeministri në tavolinë… ne nuk kemi çfarë të kërkojmë më në procesin e dialogut”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri, mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike.

BE, si sanksion ndaj Kosovës, ka paraparë që të ulë edhe nivelin e pranisë publike në zhvillimet dhe ngjarjet e përbashkëta ku marrin pjesë anëtarët e Qeverisë së Kosovës. Kjo masë pritet të përfshijë edhe takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar.

Tensionet në veri të vendit janë rritur që nga 26 maji me rastin e hyrjes në komuna të kryetarëve të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, nën ndihmën e Policisë së Kosovës.

Protestat kanë vazhduar që atëherë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit