32.8 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Ymeri: ShBA e ka lexuar si dhunë veprimtarinë politike të Vetëvendosjes dhe ka kërkuar heqje dorë prej saj

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri, ka deklaruar se në vitin 2017 Vetëvendosje për herë të parë është pritur zyrtarisht në ambientet e Departamentit amerikan të Shtetit. I ftuar në emisionin “VV Show” të gazetarit Vehbi Kajtazi, Ymeri tha se këtë takim e kishte zhvilluar personalisht me Matthew Palmer, i cili në atë kohë ishte një nga zyrtarët kryesorë të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Zotëri Palmer është i pari zyrtar i State Department-it i cili e ka prit Lëvizjen Vetëvendosje zyrtarisht në zyrat e State Department. Deri atëherë, deri në vitin 2017, kur unë si sekretar i Lëvizjes pata shku në Uashington DC dhe ndër të tjera kam pas takim me zotëri Palmer në zyrat e State Department-it. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hy zyrtarisht në State Department më herët, ka pasur takime me përfaqësues të State Department-it nëpër kafe,” tha Ymeri.

Sipas tij, ky takim ka shënuar një kthesë në raportin mes Vetëvendosjes dhe diplomacisë amerikane.

“Është hera e parë që Lëvizja Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 2017-ës, pra hyn zyrtarisht në State Department. Nuk ka qenë kundër Vetëvendosjes Palmer. Po të ishte dikush tjetër, ndoshta do të thoshte ‘unë nuk po du’, por ai e ka pranuar,” u shpreh Ymeri.

Ai po ashtu ka zbuluar se në këtë takim, Palmer kishte parashtruar tri kërkesa për Vetëvendosjen, ndër të cilat më e rëndësishmja ishte që lëvizja të distancohej nga dhuna si mjet politik.

“Në atë takim tri kërkesa i ka pas Palmer për Vetëvendosjen. Së pari, me heq dorë nga dhuna. Secilin veprim që e ka pas Lëvizja Vetëvendosje politik në Kuvend, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë lexuar si dhunë,” tha Ymeri.

Të ngjashme

Të fundit