Home Lajme Ymeri: Sa më afër Kurtit, më vështirë i dënueshëm – VV po dënon me standarde të dyfishta

Ymeri: Sa më afër Kurtit, më vështirë i dënueshëm – VV po dënon me standarde të dyfishta

0
Ymeri: Sa më afër Kurtit, më vështirë i dënueshëm – VV po dënon me standarde të dyfishta

Të martën në Shqipëri është arrestuar Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pas këtij arrestimi u përjashtua me shpejtësi nga partia. Mujeci dyshohet për trafikim të drogës, ndërsa arrestimi i tij nga policia shqiptare nga ngjallur shumë reagime.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe analisti i njohur Visar Ymeri.

Sipas tij, VV-ja po i selekton se kë po e dënon.

“Kur u arrestua Krasniqi ne e kemi pasur një fjalim të Kurtit në Kuvend i cili përpos se thoshte se është luftë speciale e Prokurorisë kundër LVV-së, nuk mund të shpallet fajtor pa thënë Gjykata. Besnik Mujecin po e shpallin menjëherë fajtor..pse? sepse kjo po ndikon menjëherë në imazhin politik. Pastaj, ky nuk person i afërt me Kryeministrin Kurti sepse nuk është në Qeveri, rrjedhimisht më lehtë i dënueshëm. Sa më afër Kryeministrit, më vështirë i dënueshëm bëhesh sepse lidhja me Kryeministrit është më e fortë.” – deklaroi ai, transmeton RTV Dukagjini.

Tutje, Ymeri ka vlerësuar se VV-ja po përdorë standard të dyfishta.

“Ky është problemi i LVV-së dhe itharëve të saj. Që përdorin standarte të dyfishta në secilin rast varësisht se për kë flasin. Nuk po them se e bën dallimin në mes pozitës dhe opozitës por e bëjnë edhe brenda LVV-së. Ka rëndësi se cili je për të ditur gjykimin publik që do të marrësh. Për shembull për Rozetën flasin ndryshe, për Martin Berishaj flasin ndryshe, për Nagip Krasniqin flasin ndryshe…kështu e ka qëndrimin lideri, pastaj edhe të tjerët”, ka deklaruar ai gjersa ka ritheksuar më vonë se “LVV po përdor standarte të dyfishta edhe në pushtet.” – shtoi ai.

Exit mobile version