Analisti politik Visar Ymeri vlerësoi kriza aktuale institucionale në Kosovë, e shkaktuar nga dështimi për ta konstituuar Kuvendin, nuk është e pazgjidhshme siç po paraqitet në opinionin publik. Sipas tij, problemi kryesor nuk qëndron në mungesën e një rruge për zgjidhje, por në mungesën e vullnetit për ta adresuar atë.
Në këtë kontekst, Ymeri theksoi se përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje.
“Zgjidhja nuk është qaq e vështirë qysh po paraqitet sot në publik. Që gjoja s’ka kurrfarë shanse me zgjidh këtë problem e duhet me na ndihmu dikush. Jo, ky problem është shumë i zgjidhshëm dhe shumë i thjesht. Fakti që s’po dojnë me zgjidhë, për mua është ajo që duhet me u diskutu. Pra, pse s’po dojnë me zgjidhë? Po pajtohemi – me përjashtim të Ramabajës – të gjithë që përgjegjësinë e ka Vetëvendosja. Edhe Ramabaj u afru po s’do me thënë në mënyrë eksplicite.” – tha ai në “Debat Plus”.
Ymeri gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si “Qeveria në detyrë” po vazhdon të ushtrojë pushtet edhe pse, sipas tij, kjo është “jolegale” dhe “jolegjitime”
“Çka është t’u na ndodh neve këtu është që Qeveria , pavarësisht që po quhet qeveri në detyrë, pavarësisht që kanë dëgjuar kallëzime penale LDK-ja për vendimet e ministrave dhe të tjerëve në qeveri, ato nuk po ndalen. Pra, kemi hala emërime nëpër borde, kemi menaxhim të buxhetit, kemi shfrytëzim të privilegjeve që të vijnë në zyrat e kryeministrit, ministrave, me të gjitha ato privilegje tjera. Pra, Albin Kurti dhe ministrat e tij po ushtrojnë pushtet politik edhe pse jolegal dhe jo legjitim.” – shtoi Ymeri.