Analisti Visar Ymeri ka komentuar rezultatin e UBO-së, i cili e nxjerr VV-në 40 për qind.
Ai ka bërë me dije se sipas këtij rezultatit, Qeveria nuk do të udhëhiqet më nga VV-ja.
Në emisionin “Debat Plus”, Ymeri ka shkruar se tani shumicën e ka opozita.
“Sipas kësaj që po e shohim këtu dhe pozicionimeve të partive gjatë fushatës, qeveria nuk do të jetë e udhëhequr nga VV-ja e as me VV-në në te. Pra, qëndrimet e partive kanë qenë të tilla, tash rezultati e mundëson një gjë të tillë. Nëse këto tri partitë bashkë, PDK, LDK dhe AAK-Nisma si votë e qytetarëve janë më të mëdhenj se VV. Pra, nëse këta kanë qenë votë kundër VV-së, vota ka më shumë kundër VV-së se sa që ka për. Ky është rezultati.”, ka thënë Ymeti.