11.1 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Ymeri: Qasja kërcënuese dhe shantazhuese e VV-së po e pamundëson një marrëveshje politike

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sjellje arrogante dhe qasje kërcënuese në çështjen e zgjedhjes së Kryeparlamentarit.

Sipas tij, marrëveshaj politike mes partive do të mund të ndodhte nëse VV-ja nuk do të nisej nga pozicioni i kërcënimit dhe shantazhit.

“Marrëveshja politike do të ishte e mundshme nëse Vetëvendosje nuk niset nga pozicioni i kërcënimit dhe shantazhit, të cilin e nisën sot. Bile thonin, ‘vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka thanë që secili deputet duhet me votu pro’ që është absolutisht e pavërtetë. Kushtetutesja thotë që secili deputet duhet me votu, nëse don ‘për’ nëse don ‘kundër’.” – tha Ymeri ne emisionin Debat Plus.

Ymeri kujtoi deklaratat kontradiktore të anëtarëve të tjerë të kësaj partie dhe partive tjera në koalicion me VV-në pas qëndrimit të Konjufcës.

Të ngjashme

Të fundit