Analisti Visar Ymeri, ka kritikuar ashpër gjuhën politike të Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se kjo parti nuk e ndryshon as diskursin dhe as polarizimin.
Sipas Ymerit, polarizimi nuk është rastësi apo taktikë e përkohshme, por pjesë thelbësore e identitetit politik të Vetëvendosjes.
“Sepse nuk e ndryshojnë këta gjuhën, nuk e ndryshojnë polarizimin, sepse polarizimi është natyra politike e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.
Ai shtoi se ndryshimet eventuale që mund të bëhen nga kjo parti nuk prekin thelbin e konceptit të saj politik, por vetëm elementet që mund të shihen si pengesë për ruajtjen e pushtetit.
“Nuk mundesh me heq dorë prej konceptit politik. Ti heq prej atyre që të bëhen pengesë për me mbajt pushtetin, por jo prej thelbit”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.
Deklaratat e tij vijnë në kuadër të debatit për klimën politike dhe gjuhën e përdorur nga subjektet politike në Kosovë, veçanërisht në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike dhe zgjedhore.






