23.2 C
New York
Sunday, October 20, 2024

Buy now

Ymeri parasheh “përdorim të policisë në veri për vota” dhe “ndonjë rrite page” nga qeveria në kontekst parazgjedhor

- Advertisement -

Visar Ymeri, Drejtuesi i Institutit pët Politika Sociale “Musine Kokakalari” parashikon përdorim të policisë në veri për efekte elektorale dhe rritje eventuale të pagave nga qeveria kosovare në kontekst para-zgjedhor.

“… mendoj që kjo do të jetë momenti kryesor sepse nuk është se ka ndonjë vendim tjetër kush e di sa të madh që pritet me marr natyrisht që mundet me ndërmarr si aksione policore gjëra të tilla edhe mendoj që ekziston ky rrezik me e përdor praktikisht edhe njëherë veriun për qëllime elektorale duke bërë edhe një dëm sa më të madh në atë pjesë dhe veçanërisht në prospektin e dialogut edhe zbatimit të marrëveshjes”, ka thënë Ymeri për Ekonomia Online.

“Por në anën tjetër mendoj që kjo do të jetë ajo për të cilën është duke u llogaritur më së shumti kryeministri Kurti, përmes buxhetit t’i rris edhe pagat t’a bëj edhe një rritje në rast si të pensioneve të benefiteve për veteranët e luftës dhe kategoritë e të dalave nga lufta”, ka deklaruar Ymeri

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit