7.4 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

Ymeri: Opozita nuk bëhet vetëm para zgjedhjeve, por gjatë gjithë mandatit

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar partitë opozitare, duke thënë se opozita nuk bëhet vetëm vitin e fundit, por duhet të jetë aktive gjatë gjithë mandatit.

“Opozitarizmi nuk bëhet vetëm vitin e fundit ose pak para zgjedhjeve. Ti badihava bën opozitarizëm para zgjedhjeve nëse nuk ke bërë gjatë tërë kohës,” ka thënë ai, duke e krahasuar me periudhën kur Vetëvendosje ishte në opozitë.

Ai ka shtuar se sa i përket ligjeve që opozita i ka dërguar në Gjykatë, kjo është formë e opozitarizmit të duhur, por sipas tij “nuk është i dukshëm”.

“Unë mendoj që një prej të metave që kanë, e kanë pasur – tash besoj që e ndryshojnë – partitë opozitare, nuk kanë qenë domosdoshmërisht vendimet dhe qëndrimet që i kanë mbajtur, por ka qenë mungesa e interesimit të tyre të duhur për t’i paraqitur ato në publik dhe për t’i bërë të besueshme për publikun,” ka thënë Ymeri.

Të ngjashme

Të fundit