23 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

Ymeri: Nuk di a ka ndonjë parti që do t’ia siguronte Osmanit edhe një mandat si presidente

- Advertisement -

Analisti politik Visar Ymeri, thotë se një pjesë e konsiderueshme e rritjes së fuqisë elektorale, Kurtit i erdhi nga bashkëpunimi me presidenten Vjosa Osmani, i cili më nuk ekziston.

Ymeri thotë se mënyra se si presidentja Osmani e ka lënë LDK ka qenë jo shumë e favorshme për LDK, ku shton se goditja më e madhe për numër votash gjatë vitit 2021 i ka ndodhur Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Unë mendoj që një pjesë të konsiderueshme të rritjes së fuqisë elektorale të Kurtit ka ardh edhe për shkak të bashkëpunimit me presidenten Osmani, bashkëpunim ky i cili më nuk egziston, nuk mundet praktikisht të organizohet njëlloj si në vitin 2021 meqë Osmani është presidente dhe nuk ka të drejtë të angazhohet në politikën ditore e aq më pak në atë elektorale, për shkak të qarjes e cila po bëhet cdo herë e më e dukshme në publik në mes zonjës Osmani dhe Kurtit. Nuk e di nëse LDK do ishte e gatshme për një gjë të tillë, sepse mënyrë se si Osmani e ka lënë LDK ka qenë jo fort e favorshme për LDK dhe jo fort e knaqshme për të gjitha ato mundësi që LDK kishte krijuar për të. Goditja më e madhe në vitin 2021 nëse flasim për numër votash i ka ndodhur LDK”, tha ai.

Tutje, ai thekson se Osmani është e interesuar edhe për një mandat si presidente, por nuk dihet se a ka parti politike në Kosovë që do t’ia siguronin edhe një mandat, pasi sipas tij,Lëvizja Vetvendosje më nuk është e interesuar që Osmani të vazhdojë edhe një mandat si presidente.

“Osmani do të kishte pasur dëshirë që ta vazhdonte edhe një mandat për presidente, dhe tash a ka parti poltike në Kosovë që do t’ia siguronin një mandat këtë nuk e di, LVV nuk është e intersuar më që Osmani të vazhdoj si presidente, dhe pastaj mbetet të shihet nga partitë tjera. Nga partitë tjera nuk është se ka ndonjë mendim pozitiv për zonjën Osmani me përjashtim të njerëze të caktuar të LDK”, përfundoi Ymeri për GazetaBlic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit