26.7 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Ymeri: Një ditë e zezë për Dimal Bashën, dënim për shpifje dhe shkelje kushtetuese

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri e ka cilësuar si një “ditë të zezë” për kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, të martën e 30 shtatorit.

Në Debat Plus, Ymeri ka thënë se Basha është përballur me dy goditje në të njëjtën ditë: dënimin nga Gjykata Themelore në Ferizaj për shpifje dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, ndonëse Basha e kishte shpallur si të tillë.

“Unë mendoj që kjo është një ditë e zezë për Dimal Bashën. Është dënuar nga gjykata për shpifje dhe sot GJK ka thënë se Basha ka bërë shkelje kur e ka shpall të konsistuar Kuvendin. Që po del që nuk është i konstituuar sipas rregullores edhe parimeve kushtetuese. Nga pozita e kryetarit të Kuvendit e ka bërë këtë shkelje. Që nuk mendoj ë është e vogël, se është ndërhyrja apo interpretim arbitrar i kushtetutës…”, ka thënë Basha.

Të ngjashme

Të fundit