12.1 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Ymeri: Me bllokimin e referendumit serb, Kosova shënoi një fitore të vogël

- Advertisement -

Ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri thotë se Kosova shënoi një fitore të vogël që ndaloi referendumin serbe në Kosovë.

“Kjo është një fitore e vogël e Kosovës. Unë vetëm një pikëpyetje e kam. A ka kosto për dialogun kjo nga kjo “jo” e Kosovës. Unë nuk e shoh që do t’i kontribuoj kjo dialogut”, tha Ymeri në një debat televiziv.

Ymeri thotë se Kosova do të duhej të ishte më fleksibile në lidhje me referendumin e Serbisë.

Ish-deputeti thotë se edhe nëse do të lejonte Kosova mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, ky do të ishte vendim sovran.

“Nëse Serbia do të organizohet referendum në Kosovë pa na pyetur, ai do të ishte shkelje e sovranitetit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ymeri thotë se Kurti duhet të jetë më konstruktive në raport me ndërkombëtarët.

“Edhe letra e sekretarit Blinken ishte në atë drejtim që Kurti do të jetë më konstruktiv”, deklaroi Ymeri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit