9 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Ymeri: Lidershipi i LDK-së ka qenë i suksesshëm elektoralisht

- Advertisement -

Analisti politik, Visar Ymeri, ka komentuar paknaqësitë e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke vlerësuar rritjen e partisë si një sukses elektoral.

Sipas tij, lidershipi aktual ka sjellë një dinamikë të re dhe organizim më të mirë.

“Kjo rritje që e ka LDK-ja tash, duke pasur parasysh që ka qenë poshtë, për mua është rritje e tejet e suksesshme. Lidershipi i LDK-së ka qenë i suksesshëm elektoralisht,” ka deklaruar Ymeri në Debat Plus.

Megjithatë, ai ka theksuar se pakënaqësitë e brendshme në LDK janë shfaqur shpesh para publikut, duke shtuar se këto çështje duhej të diskutoheshin më parë brenda partisë.

“LDK-ja është shquar që pakënaqësitë e brendshme i ka komunikuar dhe diskutuar përmes syve të publikut. A është e mirë apo e keqe kjo, nuk mund ta gjykoj, por ka edhe anët pozitive, edhe negative. Vërejtjet për një proces zgjedhor apo zhvillimet e brendshme duhet t’u thuhen fillimisht organeve të partisë,” ka theksuar ai.

Ymeri gjithashtu ka vlerësuar rolin e Avdullah Hotit në parti, duke thënë se ai ka pasur një kontribut të rëndësishëm për LDK-në, sidomos gjatë periudhës sa ishte kryeministër.

“Ku unë pajtohem me Hotin, është se mendoj që ka pasur një kontribut jashtëzakonisht pozitiv për LDK-në veçanërisht për LDK-në në këtë legjislaturë që mendoj se ka pasur një vend të merituar. Ai është bërë kryeministër në një kohë pa kohë, këtë mendoj se e ka bërë për të mirën e partisë, ose Kosovës në atë kohë.  Ky e ka marrë një barrë përmbi vetës, edhe tash me u gjyku për atë, nuk është e drejtë”, ka deklaruar Ymeri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit