3.9 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Ymeri: Kurti zbuti gjuhën elektorale pasi pa se si silleshin liderët opozitarë, Hamza e Abdixhiku

- Advertisement -

Analisti politik, Visar Ymeri, vlerëson se është e padrejtë të thuhet se partitë opozitare në vend nuk kanë pranuar rezultatet e zgjedhjeve siç sipas tij po e proklamon kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Nuk është e vërtetë që partitë opozitare s’e kanë pranuar rezultatin zgjedhor – e kanë pranuar. Partitë opozitare kurrfarë pengese nuk kanë bë për kurrgjë hiq, nuk e kanë kontestuar të drejtën e kryetarit të Kuvendit asnjëherë dhe asnjëherë nuk e kanë kontestuar rezultatin që VV-ja ka dalë e para dhe ka të drejtën e themelimit të qeverisë. S’ka pasur asnjë kontestim as për procesin as për rezultatin dhe është e padrejtë kjo lloj akuze për partitë që nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, u shpreh Ymeri.

Ymeri, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se nëse Kurti ka zbutur gjuhë elektorale është shkak i gjuhës së moderuar të liderëve opozitarë, Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku.

“Nëse ka zbutje të gjuhës së Lëvizjes Vetëvendosje nëse ka se unë ende nuk e besoj – aty këtu ndonjë fjalë po. Por, nëse ka racionalizim të gjuhës elektorale të Albin Kurti – kjo duhet me u pa si ndikim që vjen nga sjellja e liderëve të tjerë të opozitës që veçanërisht në fushatë kanë sjellë një kulturë tjetër si Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku, që nuk kanë sharë e ofenduar asnjëherë.  Nëse ky ndryshim ka ndodh për shkak të votave atëherë duhet të shohin të dy partitë tjera që kanë dëshmuar se ashtu sillen liderët e saj edhe nëse humbin”, u shpreh Ymeri.

Të ngjashme

Të fundit