27.7 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Ymeri: Kurti ia ka çu Mitrovicës një kandidat që është i dyshuar për korrupsion, një arrogant dhe një përçarës si Peci

- Advertisement -

Analisti Visar Ymeri ka komentuar kandidaturën e GUXO/VV për Komunën e Mitrovicës, Faton Peci. Ai ka kritikuar këtë kandidaturë duke argumentuar se ai është i përfshirë në shumë afera korruptive.

“Albini ia ka çu qeto Mitrovicës. Ju ka thanë këqyrni, unë për Mitrovicën e kam njeriun më të mirë që unë mendoj, një njeri të dyshuar për korrupsion, një arrogant, një përçarës, pra ky është për juve se ju jeni qesi, kështu ju ka thënë Mitrovicës. Me kanë qytetar i Mitrovicës kisha thënë qeshtu po mendojka për neve a? me qeto po don me na përfaqësu a?”, ka thënë Visar Ymeri.

Sipas Ymerit, problemi kryesor për kandidatin e VV-së, Hajrullah Çeku është se ai shihet si përfaqësues i Qeverisë, e cila në të kaluarën ka bllokuar projekte të rëndësishme për kryeqytetin.

“Në Prishtinë ka garë, absolutisht ka balotazh. Mendoj që Përparim Rama ësht i pari, mendoj që Rama nëse krahason me vitin 2021, konfidenca në debate është shumë më e madhe se sa ka qenë herën e kaluar. E dyta është se Hajrullah Çeku mundet me pas ndonjë paraqitje të mirë, nuk e përjashtoj, Çeku nuk është njeri jo elokuent. Mirëpo qytetarët e Prishtinës nuk duhet me harru që Çeku ka qenë ai përfaqësuesi i Qeverisë që i ka bllokuar do projekte të rëndësishme për Prishtinën. Ky ka qenë bllokuesi kryesor i projekteve, që janë të rëndësishme për qytetin…

Qeveria bllokuese dhe qeveria e bllokadës nuk di me zhblloku. Dhe rrjedhimisht këta çka po dëshirojnë me bë është se atë bllokadën në nivel qendror po dëshirojnë nëpër  komuna”, ka thënë Ymeri në Debat Plus.

 

Të ngjashme

Të fundit