Analisti Visar Ymeri ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në mënyrë të qëllimshme e kanë komplikuar situatën në Kuvendin e Kosovës.
Ai në Debat Plus ka thënë se edhe ai edhe partia e tij po vazhdojnë me ndërtu ose me kornizu çështjen në aspekt të gabuar.
“Edhe ata nuk po e bëjnë gabimisht ose pahiri ose prej mosdijes, por ata pikërisht po duan që mos me u lexu aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ashtu siç duhet lexuar, sepse a e keni pa për shembull se arsyetimi i tyre i vetëm pas që ka dalë teksti i aktgjykimit, thonë që Gjykata Kushtetuese që votimi i fshehtë nuk është antikushtetues,” ka thënë ai.
Tutje, Ymeri ka thënë se mjegullnaja nuk na duhet sepse nuk po na kryen kurrfarë pune.
“Kjo mjegullnajë as nuk është duke e mbajtur Albin Kurtin në pushtet e as s’po na kryen kurrfarë pune,” ka thënë ai në një përballje me Sadri Ramabajën, duke shtuar se nuk bën me ia mbajt zhagun veçanërisht partisë e cila po dëshmohet që qëllimshëm po e bllokon procesin.