Analisti politik, Visar Ymeri, në emisionin “VV Show” me Vehbi Kajtazin, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti për ndjekjen një qasje sistematike të bllokimit të komunave.
“Kudo që ka mujtë, në çfarëdo forme që ka mujtë, qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, i ka bllokuar komunat. Ndërkohë që Gjilanin e ka përkrahur, por edhe aty s’ka ecë. Ky është modeli”, tha Ymeri.
Sipas tij, nuk bëhet fjalë për vendime të rastësishme apo për dobësi të kryetarëve komunalë, por për një mënyrë të qëllimshme të ushtrimit të pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Problemi është te mendësia e qeverisjes së VV-së. Në nivel qendror e ke pa: mendësi bllokuese, armiqësim me krejt botën dhe bllokim kudo që të mundesh, edhe në nivel lokal”, shtoi ai.
Ymeri theksoi se kjo qasje po dëmton jo vetëm funksionimin e komunave, por edhe raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.