24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Ymeri jep analizën e tij: Strategjia Kurtit bazohej në shpresën që Serbia e prish lojën, për këtë e pranoi Asociacionin

- Advertisement -

Visar Ymeri, ish-kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, vlerëson se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krejt lojën e tij strategjike në dialog duke e pranuar Asociacionin e Komunave të ë banuara me shumicë serbe e ka bërë “me shresën që Serbia nuk e pranon” dhe se saktësisht në këtë taktizim konsiston gabimi i tij.

“Një nga gabimet që Kurti po e bën është që krejt strategjinë e taktizimin, e ka bërë me një shpresë se Serbia do ta prishë lojën. Po e pranojmë Asociacionin se Serbia nuk e pranon dhe ne shpëtojmë, Cka nëse e pranon Serbia? Po më duket se ka veprime që po e kupton se mbase kjo marrëveshje ka me u zbatu dhe e kupton që e ka pasur gabim”, u shpreh ai në “Debat Plus”.

“Kurti do ta pranojë Asociacionin, nuk kam mendim që mundet me shmangë. Ai e ka kuptu që nuk mundet me shmangë, i ka thënë po. A mundet me realizu një gjë të tillë, a mund ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, nuk e di. Por nëse është e mundshme do ta bëjë një gjë të tillë”, tha Ymeri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit