-1.6 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Ymeri: Intervista e Kurtit është dizajnim elektoral dhe tentim mashtrim nga LVV

- Advertisement -

 

Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar intervistën e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke vlerësuar se ajo nuk përfaqëson reflektim real, por një strategji të mirëllogaritur elektorale nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Ymerit, intervista është e dizajnuar nga shtabi elektoral i LVV-së me qëllim ndërtimin e një profili më të butë të Kurtit.

“Unë mendoj që intervista e ish-kryeministrit dhe ish-deputetit Kurti është e dizajnuar si e tillë dhe ky është për mendimin tim dizajnim i shtabit elektoral të LVV-së, i cili nuk ish kon desht me qenë pastaj edhe dizajnim i mediave për me kriju një figurë, një profil pak më ndryshe të Kurtit meqë e kam vlerësu që egërsia e shfaqur, gjuha e përdorur edhe verpimet e dëshme që i ka bë nuk kanë qenë të dobishme elekoralisht për LVV. pRa e tërë bllokada që ka ndodh gjatë kësaj periudhe një vjeçare është bllokadë të ciln e ka shkaktu Kurti dhe LVV. Tash LVV për qëllime elektorale po mundohet me ndërtu një profil tjetër, me ndërtu një shpresë të re e cila është e rreme”, ka deklaruar Ymeri në “VV Show”.

Ai ka shtuar se zbutja e gjuhës, sipas tij, synon vetëm fitimin e votave, ndërsa pas zgjedhjeve pritet rikthimi i të njëjtit qëndrim dhe qasje politike.

Në analizën e tij, Ymeri thekson se në intervistë nuk vërehet distancim real nga deklaratat e mëhershme, por vetëm zëvendësim i fjalëve.

“Pra, e zbusim ne pak gjuhën në mënyrë që me ia zbut zemrat qytetarëve për me i marrë votat, pastaj kur ti marrim votat me e kthy profilin e njëjtë të LVV. Unë këtë e marrë më shumë si tentim mashtrim se sa vërtetë reflektim nga LVV që thonë qofsha i gabuar. Por unë kështu e shoh. E dyta, kur të ngon intervistën në tërësi, ti e sheh që aty nuk ka distancim. Tjetër gjë është pastaj që ti e mundesh me zëvendësu ndonjë fjalë. Për shembull thotë gabim është hajvanat me i quajtë edhe si kam quajtë ton, por thotë janë iracional. Pra thotë nuk janë hajvana por budallë krejt janë, me përkthy kështu në gjuhë. Ky nuk është distancim”.

Të ngjashme

Të fundit