-11.7 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Ymeri flet për heshtjen e Kurtit rreth Bordit të Paqes: A është luftë ndaj Vjosa Osmanit?

- Advertisement -

Analisti politik Visar Ymeri ka folur për mungesën e reagimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, një proces që u nënshkrua nga presidentja Vjosa Osmani.

“Kur e kom pa që ka shku Osmani në Bordin e Paqes, kom pyet a ka fol Osmani me ndokënd. Duhesh me fol me LVV-në. Duhesh me fol me PDK-në, LDK-në, krejt partitë parlamentare. Dhe kur e ke këtë dakordësim mundesh me shku me fol atje. Mirëpo pastaj hyrja e Kosovës në Bordin e Paqes do të nënkuptonte siç e tha edhe Osmani prej Davosit, ratifikim në Kuvend. Ky ratifikim në Kuvend nuk bën të vijë si akt i kryer. Çka nëse deputetët nuk dojnë me votu, do të kishte qenë katastrofale për Kosovën me thanë njëherë po tani jo”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ymeri u ndal veçanërisht te Kurti duke thënë se heshtja e tij po nxit dy diskutime.

Sipas Ymerit, një qasje e tillë mund të duket si përpjekje për të kënaqur të gjitha palët, duke dhënë sinjale të ndryshme në drejtime të ndryshme, por në realitet është naive.

“Çka po bën Kurti, me mosdeklarim po nxit dy diskutime. E para është e pajtohet Kurti me Bordin e Paqe. Personalisht mendoj që jo, mbase si kryeminstër e thotë po. E dyta pastaj është që a po e bën Kurti heshtjen e tij si një mekanizëm strategjik që mos me hidhëru asnjërën palë. Njëfarë mënyre, me u dok “po e kemi pranu Bordin e Paqes, presidentja ka qenë atje, jemi në rregull me presidentin Trump”, “jo kryeministri nuk po flet për Bordin e Paqes si një sinjal për evropianët se megjithatë nuk jemi krejt dakord”. Nëse është duke e bërë këtë, mund të jetë qëllim mirë por më duket pak naive. Sepse ti nuk mundesh edhe me marrë pjesë edhe me qenë kundër. Kjo është një moment kur duhesh me bë njëlloj përcaktimi. Nuk mendoj që vendet e Evropës kanë me gjyku fort Kosovën edhe nëse merr pjesë sepse pjesëmarrja e Kosovës aty nuk është kushti i ekzistimit apo jo i kësaj. Ka edhe vende tjera evropiane fatmirësisht, që mos me u dok veç na. Është edhe Shqipëria”, tha Ymeri.

Ymeri tutje shtoi se kjo ndoshta mund të jetë një “luftë” e Kurtit me Osmanin.

“Dhe, a po e bën Kurti këtë si luftë ndaj Osmanit. A po e bën Kurti këtë si arsye shtesë që mos me kandidu Osmanin. Sepse mendoj që një prej problemeve kryesore që ka Kurti me Osmanin, nuk mendoj që është fjalimi i saj në Kuvend, Kurti nuk është person që idhnohet. Por sepse ai e ka pa që Osmani është e gatshme dhe fort entuziaste që me vrapu në një përfaqësim të Kosovës jashtë në momentin kur nuk dojnë me fol me Kurtin”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit