-6.2 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Ymeri flet për hajninë e votave: Të gjithë i mbyllin sytë për njëri-tjetrin

- Advertisement -

Analisti politik, Visar Ymeri ka deklaruar se manipulimi apo keqorientimi i votës së qytetarëve nuk mund të ndodhë pa dakordimin e të gjithë komisionerëve në një vendvotim të caktuar.

Sipas Ymerit, nëse në një komunë apo vendvotim ndodh një formë e tillë e parregullsive zgjedhore, kjo nënkupton një pajtim të heshtur mes komisionerëve.

“Një hajni e tillë apo një keqorientim i votës së qytetarëve nuk mund të ndodhë pa pasur dakordancë të të gjithë komisionerëve. Duhet që të gjithë të mbyllin sytë për njëri-tjetrin”, u shpreh ai në “VV Show”.

Ymeri theksoi se raste të tilla janë përmendur edhe në zgjedhjet e kaluara dhe se disa nga personat që kanë qenë të përfshirë kanë pranuar se praktika të tilla kanë qenë të zakonshme.

“Nuk e përjashtoj që këto gjëra kanë ndodhur edhe më herët”, shtoi ai.

Duke iu referuar zgjedhjeve të vitit 2010, Ymeri rikujtoi atë që është quajtur “hajnia industriale”, duke sqaruar se nuk bëhej fjalë për vjedhje mes partive politike, por për manipulime brenda listave zgjedhore.

“Hajnia mes partive është shumë e vështirë të ndodhë, sepse asnjë komisioner nuk pranon t’ia japë votat një partie tjetër. Por manipulimi ndodh brenda listës”, tha ai.

Ai përmendi edhe raportimet e komisionerëve evropianë, sipas të cilëve rreth 38 për qind e parregullsive të evidentuara në atë periudhë konsideroheshin si vjedhje të brendshme të votës, duke e cilësuar këtë përqindje si shqetësuese.

Të ngjashme

Të fundit