23.1 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Ymeri dorëzon ankesë rreth manipulimeve të dyshuara në tregun energjetik nga EFT Group dhe NOA Energy Trade

- Advertisement -

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka njoftuar se ka dorëzuar një ankesë formale në Agjencinë e Bashkëpunimit të Rregullatorëve të Energjisë të Bashkimit Evropian (ACER) dhe në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë, lidhur me dyshimet për shkelje të rënda të rregullores REMIT dhe Ligjit të Komunitetit të Energjisë.

Sipas Ymerit, ankesa adreson një sjellje të përsëritur gjatë vitit 2024 që, sipas saj, tregon për një strategji të qëllimshme dhe të koordinuar për të bllokuar kapacitetet ndërkufitare të energjisë në kufijtë e Kosovës.

Në këtë kontekst, përmenden kompanitë EFT Group dhe NOA Energy Trade Sh.p.k., të cilat dyshohet se janë përfshirë në manipulime të tregut me qëllim të kontrollit të importit dhe rritjes ekstreme të çmimeve për qasje ndërkufitare në energji.

Ymeri gjithashtu tha se ankesa ngrit shqetësime serioze për dështimet e mundshme rregullatore nga ana KOSTT-it, në mbikëqyrjen e infrastrukturës së importit të energjisë.

Postimi i plotë i Ymerit:

Të ngjashme

Të fundit