Visar Ymeri nga Instituti për politika sociale, ‘Musine Kokalari’, thotë se diskutimi i djeshëm në Kuvend, shpërfaqi dy të meta të mëdha politike në vendin tonë.
Ai tha se nga votat e deputetëve mund të kuptohet se sa të diskriminuar janë komuniteti LGBTQI+ në vendin tonë, por edhe u shpërfaq mendësia konservatore që ushtron dhunën ndaj grave, gullizimin ndaj fëmijëve, komuniteteve, etj.
Ymeri shkruan:
Ky diskutim i djeshëm shpërfaqi dy të meta të mëdha politike, por edhe shoqërore, që mbretërojnë në Kosovë. Nga diskutime dhe vota e deputetëve lehtësisht mund ta kuptojmë sesa të diskriminuar dhe të rrezikuar janë komuniteti LGBTQI+ në shoqërinë tonë. Por jo vetëm këta. E njëjta mendësi konservatore e shpërfaqur lakuriq dje është ajo që ushtron dhunën ndaj grave, bullizimin ndaj fëmijëve, racizmin ndaj komunitetit rom, atij ashkali dhe komunitetit egjiptas, përjashtimin e komuniteteve tjera, përçmimin e të varfërve, përqeshjen e personave me aftësi të kufizuar, etj. Të gjitha këto vijnë nga paragjykimi nacionalist, patriarkal dhe konservator.