16.4 C
New York
Friday, October 4, 2024

Buy now

Ymeri: Asnjë nga premtimet dhe zotimet e Kurtit nuk janë zbatuar

- Advertisement -

Analisti politik, Visar Ymeri, thotë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë shumë më kërkues dhe insistues që partitë politike ti fitojnë zgjedhjet me projekte zhvillimore.

Ymeri, tregon se asnjë nga premtimet dhe zotimet e Kurtit nuk kanë rezultuar të jenë të zbatueshme.

Ndër të tjera ai thotë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri Kurti do ta ketë të pamundur t’i përsëris fjalët e njëjta që i ka thënë para se të vijë në pushtet.

“Nuk e di se cka kanë prit qytetarët e Republikës së Kosovës, nëse qytetarët e kanë votu Kurtin për shkak se iu kanë besu fjalëve të tij, ata do duhej të ishin të zhgënjyer, sepse asnjë prej fjalve të tij, në formën e premtimeve dhe zotimeve nuk ka rezultuar të jetë i zbatueshëm dhe i vërtetë. Qytetarët e Kosovës duhet të jenë shumë më kërkues, jo vetëm Kurtit por secilit lider politik, dhe të insistojnë që partitë politike ti fitojnë zgjedhjet me projekte zhvillimore, pra që të na tregojnë se si do ta zhvillojmë Kosovën dhe jo me përralla gjysëm nacionaliste dhe gjysëm patriotike, dhe në anën e tyre pastaj ti masim politikanët sipas punës së tyre e jo sipas llafeve që ata thonë për vete. Kur del tash në zgjedhjet e 9 shkurtit kryeministri Kurti, do ta ketë të pamundur që ti përsëris fjalët e njëjta që i ka përsërit para se të vijë në pushtet, sepse nuk është më ai senzacioni i Albin Kurtit që nuk e kemi parë kurrë në pushtet, tash e kemi pa, më nuk mund të thuhet që ta kishim pa edhe ata sepse e kemi pa”, tha ai.

Sa i përket largimit të dy deputetëve nga LVV-ja, Ymeri thotë se këto largime mund ti shkaktojnë një lloj dëmi elektoral Lëvizjes Vetvendosje.

“Jo secili largim mund ta ketë peshën e njejt elektorale. Largimet e fundit mund t’ia shkaktojnë një lloj dëmi elektoral LVV-së, meqë kanë një korpus të votuesve të cilët mbase do të shkojnë kado që shkojnë ata, lidhja e tyre me votuesit është ndryshe.”, shtoi ai për GazetaBlic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit