13.7 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Ymer Elshani ishte një nga shkrimtarët më të mirë për fëmijë

- Advertisement -

Shkruan: Milaim Zeka

Vdesin vetem ata qe nuk kane lene vepra.

Ke qene nje nga shkrimtaret me te mire per femije. Ke qene njeri i mire, damar i mire i shqiptarise.

Per mu ke qene frymezim. Kurr nuk e harroj ate shikimin tend, keshillat, dhe mbi te gjitha fjalet ne korridorin e Gjimnazit “Skenderbeu”, kur me the se: -Druhem se nje dite ke me ra ne burg.

Diten e demostratave te 2 prillit 1981, ishe ne balle te demostratave, bashke me 90 perqind te profesoreve…

Po kush do ta besonte qe ne masakren e Poklekut, do te vriteshit edhe ju, me krejte familjen, me perjashtim te Teutes. Ne mesin e te vrareve, 23 femije.

Jam krenar qe te kam pasur drejtor, e me shume se kaq, o Ymer Elshani. Mbi qiellin e Kosoves dhe Shqiperise te lire na shikojne tash syte e tu.

E di qe ka raste qe te merzisim atje lart nder yje, ama, te lire jemi Drejtori im. Po shkojme lirshem ne Shqiperi. Atje edhe po punojme, edhe po pushojme, besa edhe po martohemi e po e krijojme brenda familjes Shqiperine e madhe te endrrave tua.

Nuk po e shikojme më fshehtas e me frike RTSH, por tash i kemi pafund kanale te Shqiperise me qindra programe. Nuk po lexojme me fshehurazi libra te Shqiperise, por mbajme panaire librash kendej e andej. E kerkush nuk po na burgos me per keto pune. Ama drejtor, disi e kemi veteburgosur trurin tone… po nejse!!!

Ne kete pervjetor, ke nje perqafim nga une, te stermbushur me dashuri, respekt dhe vleresim per mendjen, punen e vepren tende qe nuk vdes kurre.

Të ngjashme

Të fundit