24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Ylli televiziv rrëfen se si donte t’i jepte fund jetës: Isha e mbuluar me…

- Advertisement -

Katie Price është përpjekur një herë që t’i jepte fund jetës së saj duke u varur në një tualet. Ylli televiziv ka qenë duke marrë këtë vendim drastik gjatë një periudhe të vështirë në jetën e saj.

Traumat që përfshijnë procedurat e falimentimit, problemet e martesës dhe kërcënimet me rrëmbim, e bënë Katie që të ndihej sikur jeta e saj nuk vlente.

Ndërkohë tani që kujton momentin kur u përpoq që t’i jepte fund të gjithave, ylli thotë: “Isha në tualetin tim. Nuk doja të isha. Askush nuk e dinte, unë isha vetëm. Thjesht mbaj mend që ndjeva se fytyra më nxehej, sikur do të dilte”.

Price më pas shton se ra pa ndjenja dhe kur u zgjua ‘fytyra e saj ishte e mbuluar me mavijosje’ dhe ‘telefoni i saj ishte në tualet’.

Në atë kohë, ylli televiziv po luftonte me shëndetin mendor. E duke qenë se ishte personazh i njohur, ajo kishte frikë që të merrte ndihmë.

“Isha shumë keq. Askush nuk e dinte. Isha keq, vërtetë tmerrësisht keq. Nuk dija me kë të flisja. Unë thosha: ‘Nëse them diçka, askush nuk do të dojë të punojë me mua, sepse do të mendojë se nuk jam mirë’. Por brenda meje isha ‘kam nevojë për ndihmë’”, kujton ajo.

Të gjitha këto vështirësi që ajo ka kaluar i ka treguar në autobiografinë e saj më të fundit “This Is Me”, e cila publikohet sot. Në libër, ylli tregon se është diagnostikuar me PTSD dhe ADHD.

Që nga tentativa e saj për vetëvrasje, Katie ka ndërmarrë veprime dhe ka kërkuar ndihmë për shëndetin e saj mendor. Nëna e pesë fëmijëve tani ka seanca të rregullta terapie në një përpjekje për të trajtuar demonët e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit