-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Ylli shpallet kampion i Kosovës

- Advertisement -

Golden Eagle Ylli ka arritur të shpallet kampion i Kosovës në basketboll, pasi mposhtën Trepçën në finalen e katërt me rezultat 64:70.

Therandasit triumfuan 3:1 në serinë e ndeshjeve finale, duke e mbrojtur titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Skuadra e Yllit e mbylli çerekun e parë të ndeshjes ndaj Trepcës në epërsi 4 pikëshe, pasi 10-minutat e para përfunduan 18-22 në të mirë të suharekasve.

Pjesa e parë u mbyll po ashtu me epërsi të therandasve, teksa shifrat në semafor ishin 35:38 për Yllin, shkruan Gazeta Express.

Në çerekun e tretë, Trepça arriti të barazonte gjithçka, teksa ekipet hynë në çerekun e fundit me shifra të barabarta, 51:51.

Por, Ylli u tregua kampion i vërtetë, duke e rikthyer epërsinë dhe duke u shpallur kampion i Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit