ktori Dylan Sprouse vendosi të mbështesë gruan e tij, modelen Barbara Palvin në sfilatën e Victoria’s Secret në një mënyrë të pazakontë.
Ai u shfaq në tapetin e kuq me dy figura të prera të kafshëve të tyre shtëpiake, një bulldog francez dhe një mace gri. Kur gruaja e tij Barbara Palvin doli në skenë, ai u ngrit dhe thirri: “Të dua, dashuria ime”. Dylan kishte prerë fotografitë e maces dhe qenit të tyre duke i shndërruar në postera të mëdhenj, dhe kur u pyet se përse kjo zgjedhje, ai u shpreh:
Janë foto të qenit dhe maces sonë. Kështu që kur ajo të jetë në pasarelë dhe të ndihet nervoze, të shikojë se ka gjithë familjen pranë.
Barbara kishte veshur një fustan elegant ngjyrë argjendi me krahë engjëlli dhe kjo është paraqitja e saj e tretë radhazi në sfilatën e modës Victoria’s Secret. Përveç Barbara-s, në sfilatën e fundit u shfaqën edhe Irina Shayk, Bella Hadid, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio, Carla Bruni dhe Tyra Banks.
Dylan dhe Barbara u martuan vitin e kaluar në Hungari pas gjashtë vitesh lidhje. Ata e zyrtarizuan fejesën e tyre në shtator 2022. Dylan e filloi karrierën e tij televizive me vëllain e tij Cole kur ishin fëmijë. Ata u bënë të famshëm për rolet e tyre si djemtë e prapë Zack dhe Cody në serialin “The Suite Life of Zack&Cody”, i cili u transmetua nga 2005 deri në 2008.