17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Ylli i Real Madridit paralajmëron largimin në verë pas eliminimit nga Arsenali

- Advertisement -

Real Madridi tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe për një lojtar, ndeshja ndaj Arsenalit ka mundur të jetë e fundit për të me fanellën madrilene në këtë garë. 

Ekipi i Carlo Ancelottit u mposht bindshëm nga Arsenali në çerekfinale, duke u mposhtur me rezultat 2-1 të mërkurën dhe në total me rezultat të përgjithshëm 5-1. 

Për shumë kë ishte befasi, por Lucas Vazquez u paraqit nga minuta e parë në atë ndeshje për të cilën ai dha një koment. 

“Ishte një ndeshje e vështirë, ne nuk i patëm rastet që dëshironim. Ne nuk deshëm ta humbasim fytyrën në këtë ndeshje, por ndërprerjet dhe ekuilibri nuk ishte në anën tonë dhe nuk arritëm të bëjmë atë që deshëm”. 

“Na mungoi qartësia me topin dhe gjithashtu durimi kur po e bartnim topin nga njëra anë tek tjetra ndaj një mbrojtje që ishte tejet e organizuar”. 

Lucas gjithashtu mbështeti Real Madridin për t’u rikthyer sezonin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e ekipit për të ndihmuar. 

“Njësoj sikur kur fitojmë, ne të gjithë jemi përgjegjës edhe kur humbasim gjithashtu. Është pjesë e futbollit, Real Madridi e di se ne gjithmonë e japim maksimumin, mund të shkojë mirë ose keq”. 

“Ne do të rikthehemi më të fortë. Real Madridi gjithmonë do të rikthehet dhe faleminderit për gjithçka”, ka thënë Vazquez. 

E ardhmja e Vazquez ka qenë temë diskutimi gjatë muajve të fundit, veçanërisht pasi ardhja e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli po sihet si punë e kryer.

Të ngjashme

Të fundit