Real Madrid ka konfirmuar se Eder Militao ka pësuar një dëmtim të Ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.
Braziliani u largua me barelë gjatë fitores 4:0 të Real Madridit në La Liga ndaj Osasuna të shtunën. Tani, Los Blancos kanë zbuluar se 26-vjeçari ka grisur ACL në gjurin e djathtë dhe ai do të operohet së shpejti.
Në deklaratën e klubit thuhet: “Pas analizave të bëra sot te lojtari ynë Eder Militão nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një çarje të plotë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë me përfshirje të meniskut në këmbën e tij të djathtë. Militão do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim”.
Militao nuk ka pasur fat gjatë 18 muajve të fundit pasi qendërmbrojtësi e ka çarl ACL-në e tij të majtë gjatë një ndeshjeje kundër Athletic Club në gusht 2023. Ish-ylli i Porto tani është vendosur për një periudhë tjetër të gjatë jashtë fushës dhe Madridit do t’i mungojë për një kohë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, bashkëlojtari Rodrygo gjithashtu doli i dëmtuar.
Madridi, i cili e mbylli diferencën me kryesuesin e tabelës Barcelona në gjashtë pikë me fitoren, ndeshjen e radhës në La Liga e zhvillon ndaj Leganes më 24 nëntor. Mbetet për t’u parë se sa kohë do të mungojnë Rodrygo dhe Militao.