23.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

- Advertisement -

Mesfushori francez, Eduardo Camavinga është diagnostikuar me një çarje të plotë të tendinit në kofshën e majtë. Ky dëmtim e ka përjashtuar atë për pjesën tjetër të sezonit.

Camavinga nuk ishte pjesë e formacionit fillestar kundër Getafe mbrëmë, por hyri si zëvendësues pas pjesës së parë, duke zëvendësuar David Alaba, i cili vetë ndjeu një shqetësim.

Megjithatë, mesfushori francez edhe pse e mbylli ndeshjen, ai kishte pësuar një lëndim, i cili është konfirmuar nga faqja zyrtare e Los Blancos.

“Pas testeve të kryera sot tek Eduardo Camavinga nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një çarje të plotë të tendinit në muskulin e kofshës së majtë. Rikuperimi i tij do të vlerësohet”, shkruan në njoftim.

Sipas mediave spanjolle, ky lëndim e përjashton Camavingan për pjesën tjetër te sezonit, ndërsa gazetari Fabrizio Romano thotë se francezi pritet gjithashtu të mungojë edhe në Kupës e Botës për Klube.

Të ngjashme

Të fundit