35.1 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

- Advertisement -

Mesfushori i Manchester United, Manuel Ugarte, ka bërë publike lidhjen e tij me influenceren britanike të modës dhe bukurisë, Georgia May Heath.

Futbollisti uruguaian 24-vjeçar postoi në rrjetet sociale një foto të dyshes gjatë pushimeve në një jaht në Spanjë, ku etiketon Georgian dhe vendos një ’emoji’ zemre, duke e bërë kështu lidhjen zyrtare për publikun.

Georgia May, 27 vjeçare, ka një prezencë të konsiderueshme në rrjetet sociale me gati 230 mijë ndjekës në Instagram dhe mbi 50 mijë në TikTok.

Ajo njihet për përmbajtjen e saj në fushën e modës dhe bukurisë, si dhe për lidhjen e saj të mëparshme me yllin francez Kylian Mbappe.

Çifti Georgia-Mbappe u pa për herë të parë bashkë në një darkë në Greqi në vitin 2021, dhe thuhej se kishin kaluar bashkë disa ditë pushimi po ashtu në janar 2024, pak muaj para se Mbappe të transferohej zyrtarisht te Real Madrid.

Megjithatë, thashethemet për një lidhje të re nisën të qarkullonin në prill, kur fansat vërejtën ngjashmëri mes sfondit të disa fotove të Georgias dhe atyre të postuara nga Ugarte, që dukshëm ishin nga e njëjta shtëpi apo ambient.

Si duket, hetimet e ndjekësve u treguan të sakta, me vetë Ugarte që e konfirmoi lidhjen në mënyrë të hapur.

Në mënyrë befasuese, nuk duket të ketë tensione mes Ugarte dhe ish-shokut të skuadrës, Mbappe.

Kjo u kuptua pasi Mbappe pëlqeu postimin e çiftit në Instagram, një shenjë që sugjeron se marrëdhëniet mes tyre mbeten miqësore.

Të ngjashme

Të fundit