Shumë futbollistë nga Europa vitin e kaluar u transferuan në Arabinë Saudite, kjo për shkak të ofertave të mëdha dhe pagës tejet të lartë.
Futbollisti i Kombëtares së Francës, Rayan Cherki u pyet nga gazetarët se a do të shkonte në Arabi në rast të ndonjë oferte, ai tha jo edhe po të kishte ofertë shumë milionëshe, shkruan indeksonline.“Në Arabi Saudite? Shumë larg, larg, larg nga mendimet e mia. Ata mund të më paguajnë edhe 600 milionë euro në ditë, por unë prapë nuk shkoj atje. Dua të luaj në Europë dhe të argëtohem këtu”, u shpreh Cherki
20-vjeçari gjatë këtij sezoni me Lyonin ka zhvilluar 26 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asiste.
Vlera e futbollistit francez në sajtin “Transfermarkt” shkon deri në 25 milionë euro.