5.6 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

- Advertisement -

Barcelona është ende në kërkim për një sulmues i cili do ta zëvendësojë Robert Lewandowskin në të ardhmen, duke marrë parasysh se polaku tashmë është në fazën e fundit të karrierës së tij.

Mes kësaj situate, një propozim i papritur ka ardhur nga Liga Premier, atje ku Darwin Nunez ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Liverpooli dhe i është vetëofruar klubit katalanas. 

Suluesi uruguaian nuk po kalon momentet e tij më të mirë në ‘Anfield’ dhe që prej largimit të Jurgen Klopp dhe ardhjes së Arne Slot, roli i tij është zvogëluar ndjeshëm. 

Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe penalltia e tij e humbur ndaj PSG-së, kanë përshpejtuar dëëshirën e lojtarit për të ndryshuar ambient. 

Nunez po planifikon një rikthim në Spanjë, pasi më herët kishte luajtur për Almerian para se të transferohej tek Benfica. 

Prej disa kohësh ai ka shprehur admirimin e tij për Barcelonën dhe dëshirën për ta veshur fanellën e tyre, sidoqoftë, transferimi i tij nuk ka krijuar konsensus brenda klubit katalanas. 

Pavarësisht talentit dhe përkushtimit të tij, bordi i klubit ka dyshime për aftësinë e tij për ta udhëhequr vijën e sulmit. 

Performancat e tij këtë sezon, me shtatë gola dhe shtatë asistime në 39 ndeshje, nuk e pozicionojnë atë si një opsion ideal për ekipin e Hansi Flick, megjithatë, vendimi përfundimtar do t’i takojë teknikut gjerman.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit