12.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

- Advertisement -

Njësoj si verën e kaluar, Barcelona po synon që të bëjë një blerje të madhe në vitin 2025 dhe pozita të cilën ata duan ta përforcojnë është krahu i majtë i sulmit. 

Drejtori sportiv Deco beson se ka një mungesë thellësie në atë pozicion, ku përveç Raphinhas i cili po shfaq formë të lartë këtë edicion, Hansi Flick nuk ka shumë opsione. 

Deco e ka bërë të qartë se Luis Diaz është kandidati i tij i preferuar për ta përforcuar Barcelonën në krahun e majtë, pavarësisht formës së dobët të kolumbianit në aspektin e golave këtë sezon. 

47-vjeçari beson se Diaz do të jetë në dispozicion këtë verë dhe për shkak të kësaj, një marrëveshje me Liverpoolin mund të arrihet gjatë verës, ka raportuar Sport. 

Sipas raportit, Liverpooli do të konsiderojë shitjen e Diaz, por ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë largimin e tij për më pak se 70-75 milionë euro. 

Kjo do të thotë se Barcelona do të duhet t’i kursejë të paktën 30 milionë euro në kufirin e pagave, pasi siç dihet, problemet e tyre financiare janë të dokumentuara. 

Zyrtarët e Barcelonës e shohin këtë si diçka të arritshme, duke konsideruar se një numër lojtarësh mund të shiten në verë. 

Emra si Andreas Christensen, Alex Valle dhe Eric Garcia janë në mesin e lojtarëve që mund të shiten për të gjeneruar fonde, teksa ka një dëshirë për ta hequr qafe edhe Ansu Fatin.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit