14 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

Ylli i Juventusit e thotë hapur: Mbappe është lojtari më i mirë në botë

- Advertisement -

Khephren Thuram insiston se Juventusi “nuk mund të ketë frikë” pavarësisht rezultateve të dobëta të fundit dhe thekson se Kylian Mbappé dhe Ousmane Dembélé janë lojtarët më të mirë në botë.

Thuram u bashkua me trajnerin e Juventusit, Igor Tudor, në një konferencë për shtyp në “Santiago Bernabeu” në Madrid , në prag të një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

Juventusi ka kaluar gjashtë ndeshje radhazi pa fitore. Herën e fundit që morën të tre pikët ishte ndaj Interit më 13 shtator.

“Nuk mund të luash me frikë. Ne besojmë te vetja, prandaj duhet të dalim në fushë dhe të fitojmë ndeshje, por nuk kemi frikë nga asgjë.E dimë që do të përballemi me një ekip të mirë, por edhe ne jemi një ekip i mirë dhe duam të marrim rezultatin më të mirë”.

“Mbappe është një nga më të mirët në botë, nëse jo më i miri. Ka shënuar shumë gola dhe ka ndihmuar ekipin. Të gjithë e dimë se çfarë lojtari është ai”.

 Thuram dhe Mbappe në grumbullim te Franca

Mediat spanjolle shpesh diskutojnë se kush është lojtari më i mirë në botë, Lamine Yamal apo Mbappé. Thuram u pyet të japë mendimin e tij dhe qëndrimi i tij ishte shumë i qartë.

“Lojtari më i mirë aktualisht, mendoj se është Mbappe. Ne gjithashtu kemi një francez që ka fituar Topin e Artë, Ousmane Dembele, ata janë lojtarët më të mire”.

Babai i Thuram, Lilian, ka luajtur në Bernabeu, ndërsa vëllai i tij, Marcus, madje ka shënuar kundër madrilenëve.

“Nuk kam folur me ta. Vëllai im e di si të shënojë kundër Madridit, por nuk kam folur me ta. Nesër përballemi me ekipin më të mirë në botë, por pa presion shtesë”, përfundoi Khephren.

Të ngjashme

Të fundit