19.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Ylli i javës, futbollistit i KF Llapit, Axel Gnapi

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e shtatë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Llapit, Axel Gnapi, i cili shënoi dy gola, duke e hapur dhe mbyllur serinë e golave në fitoren e parë të skuadrës së tij kundër SC Gjilanit, e cila përfundoi me rezultat 4:1.

📈Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga: Selajdin Jerliu, Enis Zabërgja dhe Fatmir Mehmeti.

🗣Pasi mori këtë çmim, Gnapi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “Është një ndjenjë e mirë sepse fillimi i sezonit nuk ishte ashtu siç kemi pritur dhe siç kemi merituar. Pra, kjo fitore e parë është një kënaqësi në momentin e duhur për të gjithë ekipin dhe për stafin, duke shpresuar se kjo është vetëm fillimi i suksesit të Llapit.
Pas shumë punës që kemi bërë, tani kemi një atmosferë shumë të mirë në ekip. Çdo lojtar dhe çdo anëtar i ekipit po e mban këtë atmosferë pozitive. Edhe në humbjet që i kemi pësuar kemi qëndruar bashkë dhe kemi diskutuar për problemet, si dhe çka kemi mundur të bëjmë më mirë që të na vijnë rezultatet.
Fillimisht, për skuadrën më duhet të them se kemi cilësi dhe potencial, andaj shpresoj për më të mirën. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe besoj se do të kemi një sezon shumë të mirë. Ndërsa për çmimin “Ylli i Javës”, dua të falënderoj shokët e skuadrës, sepse dje kemi luajtur si një familje. Uroj të fitoj edhe shumë shpërblime të tjera.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit