26 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Ylli i “Formula 1” kapet mat me modelen ruse, ishte e dashura e dy futbollistëve të famshëm (Foto)

- Advertisement -

Piloti i famshëm i “Formula 1”, Lewis Hamilton, është parë në një klub nate në Monaco me modelen dhe influencuesen ruse, Violetta Bert. Kjo e fundit është ish-e dashura e përfolur e futbollistit Mykhailo Mudryk dhe më pas e Weston McKennie.

Fotografitë në rrjetet sociale shfaqin çiftin në një klub duke kërcyer afër njëri-tjetrit. Imazhet janë bërë virale vetëm pak orë pas përfundimit të Çmimit të Madh të Monakos.

Vetë Bert ka publikuar foto nga fundjava në Grand Prix, ndërsa Hamilton, i cili së fundmi mohoi të jetë në një lidhje, duket se po i ndryshon prioritetet.

Kujtojmë se Bert ka mohuar më parë çdo lidhje romantike, por këtë herë videot flasin vetë.

Në janar, “Mail Sport” raportoi se futbollisti Mudryk dhe Bert, të cilët nuk e kishin konfirmuar kurrë publikisht lidhjen e tyre, ishin ndarë, ndërsa modelja kishte nisur një romancë me ish-yllin e Leeds dhe aktualisht lojtar i Juventusit, Weston McKennie.

McKennie dhe Bert raportohej se kishin shkuar për një udhëtim romantik në resortin luksoz të skive në Courchevel të Francës, por influencuesja mohoi me shpejtësi në rrjetet sociale se ishte në shoqërinë e ish-lojtarit të Premier League.

“Njoftim për thashethemet e rreme”, shkroi ajo në janar, duke shtuar: “Nuk kam lënë askënd dhe nuk jam në lidhje me askënd! Dhe nuk kam konfirmuar kurrë asnjë lidhje!”.

Nga ana tjetër, Hamilton është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me aktoren kolumbiane, Sofia Vergara, me të cilën u pa shpesh në janar, por raportimet thonë se gjithçka përfundoi në fund të marsit.

Të ngjashme

Të fundit