13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ylli i bendit “One Direction”, Liam Payne, vdiq pas rënies nga ballkoni

- Advertisement -

Liam Payne, ish-ylli i grupit “One Direction”, ka vdekur në moshën 31-vjeçare në Argjentinë, pasi kishte rënë nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires, tha policia.

Në një deklaratë, policia tha se e gjeti trupin e Payne-s, pasi një ekip emergjent iu përgjigj një thirrjeje në lagjen Palermo të mërkurën, raporton televizioni BBC.

Payne fitoi famë globale si pjesë e bendit shumë të dashur muzikor në “X Factor” më 2010, bashkë me Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik.

Më herët këtë muaj, Payne kishte marrë pjesë në koncertin e ish-kolegut të bendit, Niall Horan, në Argjentinë.

Sipas policisë në Buenos Aires, oficerët në vendin e ngjarjes fillimisht po u përgjigjeshin raportimeve për “një burrë agresiv që mund të ketë qenë nën efektet e drogave dhe alkoolit”.

Kur ata arritën në hotel, dikush u tha se ishte dëgjuar një zë i fortë në oborrin e brendshëm. Pak më vonë, ata e zbuluan trupin aty. Policia ka nisur një hetim.

Drejtori i shërbimeve emergjente mjekësore, Alberto Crescenti, u tha mediave lokale se Payne kishte pësuar “lëndime serioze” dhe se trupit do t’i bëhet autopsia.

Crescenti refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve për rrethanat e rënies së Payne-s nga ballkoni i hotelit.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe konfirmoi se ishte në kontakt me autoritetet në Argjentinë “në lidhje me raportimet për vdekjen e një burri britanik”. Nuk u dhanë hollësi të tjera.

Payne u shfaq në një postim në rrjetin “Snapchat” vetëm disa orë para incidentit, duke thënë: “Është një ditë e këndshme këtu në Argjentinë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit